Vullakani Haëaiin ne lindje të Kilauea pritet të shpërthejë dhe të shkaktojë shumë shumë tërmete, rreth 205 të tillë. Vullani ndodhet mes 5 vullkaneve që formojnë një ishull.
Zona në Kilauea dallohet për një aktivitet të lartë sizmik dhe për termet që shkaktojnë pasoja të mëdha në atë zonë. Termetet që kanë ndodhur më parë nga krateri Pu’u O’o që u rrëzua gjatë kësaj jave shkaktoi tërmëte me magnitutë 4.2 ballë si dhe tërmete te vegjël të cilët kanë lëkundër bregun mëngjesin e së martës.
Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve që të jenë në alertë, pasi shkencëtarët dalluan magmën që lëvizte nën tokë, nën rrugën kryesore pranë shtëpive në zonën e Puna, njofton The Independent.
Parashikimi që shkencëtarët kanë bërë nuk përcakton as kohen dhe as ku do të ndodhin këto tërmete por paralajmërojnë se shpërthimi i llavës do ta dëmtojë shumë zonën dhe banesat e banorëve.