Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, nga ku ka folur edhe presidentin e Republikës, Ilir Meta.
Ai u pyet se cila ka qenë përplasja e tij me Metën ku u shpreh, se nuk dëshiron të flasë për të. Megjithatë këmbënuljes së gazetarëve ai ju përgjigj se presidenti i shpëtoi drejtësisë edhe pse u kap me bllok në dorë duke folur për “7 përqindësha”.
“Nuk kam asnjë, e quaj fare të parëndësishme ta komentoj.
Ilir Meta për fatin e tij është president.
Unë nuk jam si ai, i shpëtoi drejtësisë duke ndejtur në sqetullën e Saliut, me ato blloqet dhe 7 përqindëshat.
Ilir Meta ka ndejtur në pushtet me pazaret, unë nuk jam si ai.
Nuk kam patur përplasje me Metën.
Nuk ka patur luftë.
Kam menduar shumë herët që duhet të ndaheshim në koalicion nga Ilir Meta.
E kam biseduar me Ramën këtë gjë.” tha Tahiri. (TemA)