Debate me tone të ashpra e ofendime ka pasur mbrëmjen e djeshme në emisionin “360 Gradë” të Artur Zhejit.
Shkrimtari Agim Doçi dhe historiani që duket më shumë anti-shqiptar sesa shqiptar, Olsi Jazexhi, janë përplasur ashpër mes tyre, e madje, edhe janë kërcënuar seriozisht.
Teksa moderatori Zheji po bëhej gati të mbyllte emisionin, Doçi dëgjohet t’i thotë Jazexhiut:
Ti je budalla komplet. Ta tregoj unë ty qefin. Flasim sapo të mbyllet emisioni”.
E menjëhershme ishte replika e Jazexhiut, i cili i tha shkrimtarit:
Flasim ku të duash, brenda ose jashtë!”.
Duke parë situatën, Zheji i bëri thirrje presidentit të televizionit të sjellë sigurinë private, për t’i paraprirë ndonjë konflikti të mundshëm.