Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në Top Channel, është përplasur me akuzat e forta të gazetarit dhe analistit Andi Busahti.
Pasi i tha je mburojë e politikës së trafikut të drogës, Bushati e quajti policinë në periudhën kur ishte Tahiri në krye si bordello. Por ish-ministri i është përgjigjur me tone të ashpra, duke akuzuar Bushatin se paguhet nga lekët e drogës së kreut të PD-së, Lulzim Basha.
Sakaq, Tahiri ka shpërthyer ngaj analistit duke thënë se gjatë kohës së PD-së, ishte mësuar ta kishte policinë te këmbët. “Ishit mësuar ta kishit policinë në shërbim, të vinte bytha jote me makinë, nuk ishin mësuar me rregulla”- iu drejtua Tahiri Bushatit.