osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Përse i duhet “armik” ambasadori Soreca, Berishës dhe Metës

Përse i duhet “armik” ambasadori Soreca, Berishës dhe Metës

Nga Mero Baze

Komisioni Europian është detyruar sot të merret me një akuzë banale ndaj ambasadorit të BE në Shqipëri, Luixhi Soreca. Akuza ka të bëjë me një paranojë.

Veprimtarët e LSI dhe PD në Aleancën për Teatrin, janë të bindur se ambasadori Soreca, kur ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese, u ka kërkuar të votojnë kundër padisë së Aleancës për Teatrin.

Nuk kanë ndonjë fakt për këtë dhe as ndonjë dëshmi. Akoma më keq, vendimi i Gjykatës e ka përgënjeshtruar paranojën e tyre, pasi ata e festuan vendimin e Gjykatës.

Tani ata ose duhet të thonë se ne fituam se nuk ndërhyri Soreca, ose duhet të thonë ne humbëm se ndërhyri Soreca. Por të dyja nuk shkojnë. Maksimumi mund të thonë që Sorecën nuk e pyet njeri në Gjykatë Kushtetuese.

Por në fakt është torturë të kërkosh logjikë në një skuadër militantësh, që nuk kanë as hallin e Teatrit, as të Gjykatës, por të Metës dhe Berishës.

E ashtuquajtura Aleancë për Mbrojtjen e Teatrit, në fakt tani është një Aleance për Mbrojtjen e Metës dhe Berishës nga drejtësia.

Detyra e tyre është që duke provokuar një konflikt paranojak me ambasadorin Soreca, të kenë një alibi se nga kush u erdhi e keqja, nëse përballen me drejtësinë.

Ashtu si Berisha ka gjetur një alibi për listën e zezë të SHBA, që sipas tij ia ka bërë Sorosi, tani bashkë me Metën po kërkojnë një armik nga Europa, që të justifikojnë ndonjë përballje të tyre me drejtësinë në Shqipëri.

Dhe për këtë kanë vendosur të sulmojnë ambasadorin e BE në Tiranë, që kur t’iu vijë ndonjë goditje nga Europa, të kenë mundësin të gjejnë një person për ta shpallur armik si shkaktar të asaj që mund t’u ndodhë.

Mos prisni logjikë nga njerëzit me paranoja dhe as kufijtë deri ku u shkon fantazia.

Mjafton të shikoni se si Berisha shpreson të dalë nga lista e zezë e SHBA duke u përpjekur t’i gjejë mik një avokati në Francë, për të kuptuar hallin e tyre.