osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Franca gjobit Google me 500 milionë euro

Franca gjobit Google me 500 milionë euro

Franca ka gjobitur me 500 milionë euro kompaninë Alphabet, e cila ka në pronësi motorin e kërkimit, Google. Mbikëqyrësi antitrust i Francës e motivoi gjobën me mosrespektimin e plotë të urdhrave të përkohshme që rregullatori kishte lëshuar pas një mosmarrëveshjeje mes Google dhe mediave franceze.

Google duhet të dalë me propozime brenda dy muajve të ardhshëm se si do të kompensojë agjencitë e lajmeve dhe botuesit e tjerë për përdorimin e lajmeve të tyre. Nëse nuk e bën këtë, kompania do të përballet me gjoba shtesë deri në 900 000 euro në ditë.

Google është shprehur e zhgënjyer me vendimin.

“Ne kemi vepruar me mirëbesim gjatë gjithë procesit. Gjoba injoron përpjekjet tona për të arritur një marrëveshje dhe realitetin se si funksionojnë lajmet në platformat tona”, citon Reuters një zëdhënës të Google.

Botuesit e lajmeve APIG, SEPM dhe AFP akuzojnë kompaninë e teknologjisë se nuk kanë arritur të hyjnë në bisedime me ta për të gjetur gjuhën e përbashkët mbi shpërblimin për përmbajtjen e lajmeve në internet, sipas direktivës së fundit të Bashkimit Evropian.

Çështja në vetvete u përqëndrua në nëse Google shkeli urdhrat e përkohshëm të lëshuar nga autoriteti antitrust, i cili kërkoi që bisedime të tilla të zhvilloheshin brenda tre muajsh me çdo botues të lajmeve që i kërkon ato.

“Kur autoriteti dekreton një detyrim për një kompani, ajo duhet të veprojë me përpikëri, si në frymë ashtu edhe në germë (të vendimit). Në këtë rast nuk ka rezultuar kështu”, tha shefja e organit antitrust, Isabelle de Silva.

APIG, i cili përfaqëson shumicën e botuesve më të mëdhenj print (Le Figaro, Le Monde etj.), mbetet një nga paditësit, pavarësisht se ka nënshkruar një marrëveshje kornizë, e cila është pezulluar në pritje të vendimit të antitrustit, thanë burimet për Reuters.

Kjo është gjoba e dytë që Franca i vë Google në pak javë. Në qershor, rregullatori i konkurrencës në Francë e gjobiti Google me 220 milionë euro pasi zbuloi se kishte abuzuar me pozicionin e saj dominues në tregun e reklamave në internet.