osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe kërkon lirimin

Kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe kërkon lirimin

Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe ka apeluar vendimin e Gjykatës Anti-Korrupsion, që e la në burg, duke pranuar kërkesën e SPAK që e akuzon atë për shpërdorim detyre.

Nëpërmjet avokateve të tij mbrojtës, Tushe i është drejtuar Apelit, ku kërkon masë më të butë sigurie. Referuar kërkesës, për të nuk ka prova që e implikojnë në abuzimin me tenderin 240 milion lekë, për rehabilitimin e kanalit vaditës.

Gjithashtu, me kërkesë për masë më të bute sigurie, Apelit i janë drejtuar edhe 10 vartësit e Tushes, të cilët u vunë në pranga rreth një javë më parë, pasi SPAK ka ngritur ndaj tyre tre akuza, atë të “Falsifikimit të dokumenteve”, shpërdorimit të detyrës” dhe “abuzimit me tendera publike”.

Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme, rezulton se Fatos Tushe ka shpërdoruar detyrën në tre raste. Përgjatë një viti hetimesh, SPAK pretendon se kryebashkiaku i Lushnjes, ka kryer shkelje jo vetëm për dhënien në favor të miqve tenderin prej 23 milionë lekësh.

Sipas SPAK, ndonëse fituese u shpall “Euro Alb”, punimet për rehabilitimin e kanalit vaditës i kreu shoqëria e Ibrahim Lamit, i cili shfaqet shpesh në biseda dhe përgjime, si dhe etiketohet si ‘miku’ i kryebashkiakut.

Një tjetër episod kundër Tushes lidhet me një telefonatë në të cilën një banor i kërkon ndihmë, sepse një inspektor i kishte pezulluar ndërtimin e banesës, dhe ai i përgjigjet “Thuaji që fola me shefin”.

Një javë më parë policia hyri në ambientet e bashkisë duke ekzekutuar 11 urdhër-arrestet e SPAK, duke vënë në pranga kryebashkiakun Tushe (më vonë të shkarkuan nga detyra); Flamur Peqinin; Ibrahim Lamin; Bujar Muratin; Gazmend Çelën; Bektash Nexhën dhe Blerta Turkun.

Gjithashtu u ndaluan edhe shtetasit, Margarita Gjermeni; Andri Musho; Ani Simoni, dhe Xhemal Haskon, ndaj të cilëve SPAK i kishte kërkuar GJKKO-së masën e sigurisë “arrest shtepie”.