osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Tenderi i uniformave të policisë, Halit Valteri: Basha hesht sepse është i trembur! Qeveria ka shkelur rregullat e tenderit për të vjedhur më rehat

Tenderi i uniformave të policisë, Halit Valteri: Basha hesht sepse është i trembur! Qeveria ka shkelur rregullat e tenderit për të vjedhur më rehat

Halit Valteri, një nga deputetët që denoncoi çështjen e uniformave të policisë në SPAK ka reaguar dje publikisht në lidhje më këtë çështje. Përmes një interviste televizive Valteri tha se, PD si opozitë duhet të reagonte më shumë për këtë çështje, pra të kërkonte më shumë informacione, por në fakt po ri në qetësi.

Sipas tij, kreu i PD, Lulzim Basha po iu shmanget hetimeve dhe përgjegjësive sepse ndihet i trembur. “Pas 3 gushtit 2020 askush nga PD nuk ka fol për këtë ngjarje dhe të mos merren me këta. Ne jemi politikanë dhe kemi kërkuar informacion për tendera dhe prokurime publike që vlerësojnë dëmin dhe ligjin ku është shkelur.

Nuk mund t’i drejtohemi Lulit, por SPAK-ut do t’i drejtohemi, unë nuk merrem fare me këtë temë pasi SPAK po jep frytet e veta. Si duket Basha po iu shmanget hetimeve, se me siguri trembet edhe vetë”, u shpreh ai. Sipas Valterit, PD është e tërhequr sepse rrezikohet edhe vetë.

Këtu ai përmendi faktin që gjatë kohës së qeverisjes së PD nën drejtimin e Sali Berishës, janë vjedhur me qindra tendera dhe është dënuar vetëm një rast.

Për këtë arsye, Valteri u shpreh se, PD nuk mund të denoncojë abuzimet kaq të hapura dhe marramendëse që ka bërë qeveria me uniformat e Policisë së Shtetit, që sipas tij as nuk vlejnë për ato shifra. “Në 8 vite qeverisje të Berishës u dënua vetëm Spiro Ksera. Duhet të kuptojmë se firma që ka fituar këtë tender është për “gërmim dheu”, ndërsa dy kompanitë e tjera që u s’kualifikuan ishin për këtë punë.

Këto çmime do i kishte zili edhe Armani, pasi një kapele atje është 150 euro ndërsa kapela e policit tonë është 350 euro”, deklaroi Valteri. Ndër të tjera ai tha se, duhet të kuptojmë se firma që ka fituar këtë tender është për “gërmim dheu”, ndërsa dy kompanitë e tjera që u s’kualifikuan ishin për këtë punë.