osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

SHBA nuk tërheq trupat ushtarakë nga Shqipëria pas mbarimit të stërvitjes: Mesazh të qartë Moskës dhe emrave të lidhur me Rusinë

SHBA nuk tërheq trupat ushtarakë nga Shqipëria pas mbarimit të stërvitjes: Mesazh të qartë Moskës dhe emrave të lidhur me Rusinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të mos tërheqin për momentin trupat ushtarake nga vendi ynë. Edhe pse stërvitja ushtarake “Defender Europe 21” ka pak ditë që ka përfunduar, një pjesë e personeli ushtarak amerikan dhe pajisjet logjistike janë ende në Shqipëri, ku po vijohet bashkëpunimi dhe koordinimi mes dy ushtrive.

Lajmin e ka ndarë në 8 korrik vetë Ambasada e SHBA në Tiranë në rrjetet sociale, teksa mes të tjerash bën me dije se ushtarakët e dy vendeve po vijojnë stërvitjen së bashku.

“Pas stërvitjes së suksesshme ushtarake “Defender Europe 21”, e cila përfundoi në Shqipëri muajin e kaluar, ushtarët tanë vazhdojnë të stërviten së bashku. Sot, zyrtarë ushtarakë amerikanë dhe shqiptarë nisën Trajnimin e Përbashkët njëmujor të Kombinuar të Shkëmbimit në bazën e Forcave Speciale Shqiptare në Zall–Herr.

Anëtarët e Komandës Europiane të Forcave Speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po kryejnë trajnime me Forcat Speciale Shqiptare të përqendruara në gatishmërinë luftarake, trajnimin mjekësor për shpëtimin e jetës dhe aftësisë në manovrimin e armëve”, shkruan Ambasada e SHBA në Tiranë.

SHBA mesazh të qartë emrave të lidhur me Rusinë

Por kjo lëvizje e amerikanëve duket se është një mesazh i qartë edhe për Rusinë, e cila së fundmi ka tentuar të shtrijë ndikimin e saj në Ballkan dhe për ata që mbështesin Moskën. Pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, individë të caktuar në Shqipëri, që njihen për simpatinë dhe afrimitetin që kanë me Moskën, paralajmëruan trazira dhe destabilitet.

Por këta skenarë u rrëzuan edhe më shumë, kur në fillim të majit në Shqipëri u dislokuan trupat e NATO-s. Stërvitja ushtarake u organizua nga Ushtria Amerikane në Europë dhe Afrikë, ku morën pjesë rreth 28 mijë trupa nga 26 vende aleate dhe partnere dhe u zhvillua në 7 baza të ndryshme në vendin tonë.

Kjo stërvitje iu futi të dridhurat gjithë të interesuarave për destabilitet në Shqipëri që përkrahen nga Moska. Madje, kjo e fundit ishte shumë në alarm sa ngarkoi me mision të fshehtë 2 agjentë rusë, të cilët hynë në Shqipëri gjatë stërvitjes “Defender Europe 21”, por që u zbuluan nga Shërbimi Informativ Shtetëror.

Ndërkohë që fakti që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të mbajnë ende trupa amerikane në Shqipëri, tregon se është një mesazh i qartë për emrat e lidhur me Rusinë, që ta harrojnë se mund të bëjnë destabilitet në Shqipëri. Dhe duket se kjo është arritur, pasi personat që bënin thirrje për kaos kanë kyçur gojën, pas dislokimit të trupave amerikanë në Shqipëri.

Ndërkohë, një goditje të fortë personave të lidhur me Moskën, e kanë marrë edhe nga vendosmëria e qeverisë shqiptare, e cila bashkëpunimin me Uashingtonin e ka primar, sikundër është ndërtimi i bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, punimet e së cilës po ecin me ritme të kënaqshme. Pra, për shkak të ndikimit rus dhe tentativat për skenarë destabilizues në vendin tonë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vendosur të mos tërheqë trupat ushtarakë nga Shqipëria, duke iu dërguar kështu një mesazh të qartë emrave të lidhur me Rusinë, se ta harrojnë se do të bëjnë realitet planet e tyre./ Rigels Seliman