Ambasada amerikane me anë të një njoftimi në rrjetet sociale fton të gjithë studentët shqiptarë që ëndërrojnë të studiojnë në SHBA që të marrin të gjitha informacionet e nevojshme në faqen EducationUSA Albania.
Gjithashtu ambasada tregon edhe rrugëtime Arlindit, studentit shqiptar që e nisi rrugëtimin e tij akademik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një kolegj komunitar dhe këtë vit do të fillojë studimet për doktoraturë në Universitetin Yale.
“Njihuni me Arlindin, i cili e nisi rrugëtimin e tij akademik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një kolegj komunitar dhe këtë vit do të fillojë studimet për doktoraturë në Universitetin Yale.
Pasi në 2018 u diplomua për Kimi nga Kolegji Komunitar Queensborough, ai u tranferua në City College në Nju Jork për të përfunduar studimet në Inxhinieri Kimike, dhe ku u diplomua me rezultate të shkëlqyera.
Arlindi shqyrtoi disa shkolla të mirënjohura përpara se të zgjidhte Universitetin Yale, ku gjatë studimeve për doktoraturën ai synon të ndërthurë inxhinierinë kimike, biofizikën molekulare dhe biokiminë për të zhvilluar kërkime mbi një tipar molekular, i cili thuhet se lidhet ngushtë me sëmundjet shkatërruese të trurit.
Ëndërroni edhe ju të studioni në Shtetet e Bashkuara? Ndiqni faqen tonë EducationUSA Albania për informacionin më të saktë, gjithëpërfshirës dhe të fundit mbi të gjithë gamën e mundësive për të studiuar në kolegje apo universitete të akredituara në Shtetet e Bashkuara”, shkruan ambasada amerikane.