Fitorja ndaj Brazilit është emocioni më i bukur që kanë përjetuar tifozët e Argjentinës, që më tepër nëse bëhet fjalë për trofe dhe ndeshja zhvillohet në fushën e “armiqve”. Rivaliteti mes dy kombëtareve latine është gjithmonë në nivelet e larta.
Për këtë ndeshje spektakolare ka reaguar edhe ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu.
“Messi shpalli sot Argjentinën kampion në Rio (Brasil). Ishte një natë e madhe: 34 vjeç u shpall kampion por edhe golashënues me 9 gola dhe asis.
Dikur thonin: Messi pa Iniesta, Xavi, Neymar, Suares s’fiton dot asnjë trofe. Sot media italiane: “Na jepni Messin dhe 10 copa dru, dhe sigurojm një trofe”, shkruan Spahiu.