Vrasësi Anders Breivik po përpiqet të fitojë 7 milion paund duke shitur të drejtat për ta kthyer jetën e tij në një film. Norvegjezi u ka dërguar nga burgu 20 letra prodhuesve të filmave duke i lutur që të tregojnë historinë e tij.
Kanë kaluar 10 vjet nga masakra e tij tronditëse në ishull, e cila la 77 të vdekur dhe 42-vjecari raportohet se shkruan dhjetra faqe në ditë në ditarin e tij të burgut, teksa ka përfunduar një autobiografi dhe një skenar filmi, si dhe dërgon ftesa për t’u intervistuar në burg, shkruan The Sun.
Një burim tha: “Ai ende dëshiron të frymëzojë të tjerët dhe ende beson në një revolucion fashist. Planet e tij për të fituar para nga vrasjet janë një fyerje e plotë për viktimat e tij dhe familjet e tyre.”
Breivik, i burgosur për 21 vjet po bën një kërkesë të re për lirim me kusht dhe është i bindur se një ditë do të ecë i lirë. Pavarësisht shijimit të një jete të qetë brenda një “apartamenti” me tre dhoma gjumi, i pajisur me një dhomë studimi, palestër dhe kuzhine, ai ka paraqitur një listë të ankesave të qortuara te bosët e burgjeve.