osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

U eliminuan nga Enver Hoxha! Historia tragjike e ushtarakëve të luftës: Nga 13 anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë partizane, vetëm dy prej tyre mbijetuan

U eliminuan nga Enver Hoxha! Historia tragjike e ushtarakëve të luftës: Nga 13 anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë partizane, vetëm dy prej tyre mbijetuan

Publikohet historia e panjohur e eliminimit që i’u bëri Enver Hoxha pjesës më të madhe të anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare që u formua më 10 korrik 1943 në fshatin Labinot të Elbasanit, ku komandant i tij, u zgjodh major Spiro Moisiu, kurse komisar politik, Enver Hoxha. Fati tragjik i anëtarve të Shtabit të Përgjithshëm, ku nga 13 prej tyre, vetëm Myslym Peza dhe Haxhi Lleshi i shpëtuan dorës së hekurt të Hoxhës, pasi Mustafa Gjinishi, Koci Xoxe, Dali Ndreu, Liri Gega, Nako Spiro dhe Baba Faja u ekzekutuan, Abaz Kupi u arratis, Bedri Spahiu, u internua dhe u burgos, Sejfulla Malëshova u internua dhe vdiq në internim, ndërsa Spiro Moisiu dhe Ramadan Çitaku, u degraduan e u mënjanuan nga funksionet e tyre, duke u lënë në detyra honorifike. Përveç anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm, Enver Hoxha goditi dhe eliminoi edhe pjesën më të madhe të komandantëve dhe komisarëve të brigadave, divizioneve, korpuseve dhe njësive të tjera të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, që kishin drejtuar Luftën Antifashiste, ku pjesa më e madhe e tyre u pushkatuan, u burgosën, apo u internuan deri në shembjen e regjimit komunist në vitin 1991!

Sipas një vendimi të Komitetit Qëndor të Partisë Komuniste Shqiptare, më 4 korrik të vitit 1943 në fshatin Labinot të Elbasanit, u mblodh Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, i cili vendosi që të krijohej Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare, që do të përbëhej prej 13 vetash. Sipas këtij vendimi, më datën 5 korrik u zhvillua mbledhja e parë e Shtabit të Përgjithshëm, ku komandant i tij u zgjodh major Spiro Moisiu dhe komisar politik Enver Hoxha. Më 11 korrik, Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçirimtar me anë të një proklamate njoftoi publikisht me anë të trakteve se: ishte krijuar Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë partizane.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 12345678910PreviousNext
Po kush ishin anëtarët e këtij Shtabi dhe cili ishte fati i tyre i mëvonshëm. Pas major Spiro Moisiut që kishte qenë ushtarak i karrierës që nga koha e Monarkisë së Zogut dhe që u zgjodh komandant i këtij Shtabi, si dhe Enver Hoxhës që u zgjodh në postin e komisarit politik, antarët e tjerë ishin: Abaz Kupi, Dali Ndreu, Myslym Peza, Liri Gega, Mustafa Gjinishi, Koci Xoxe, Haxhi Lleshi, Baba Faja Martaneshi, Bedri Spahiu, Ramadan Çitaku dhe Nako Spiro. Nga të 13 antarët e Shtabit të Përgjithshëm, përveç komandantit, major Spiro Moisiut, vetëm Bedri Spahiu kishte qenë ushtarak i karrierës në vitet e Monarkisë së Zogut dhe Dali Ndreu, i cili kishte studiuar në një shkollë ushtarake në Itali. Po kështu edhe Abaz Kupi kishte shërbyer në armën e Xhandarmërisë gjatë kohës së Zogut me gradën e majorit, kurse të gjithë antarët e tjerë të Shtabit, nuk kishin asnjë lidhje me anën ushtarake.

Goditja ndaj antarëve të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë

Nga antarët e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, përveç Myslym Pezës dhe Haxhi Lleshit që i shpëtuan dorës së hekurt të Enver Hoxhës, (i cili pas Kongresit të Përmetit u shpall dhe Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare me gradën gjeneral-kolonel), pothuajse të gjithë të tjerët u eliminuan apo u ekzekutuan me urdhër direkt të tij gjatë periudhës së Luftës dhe pas saj. Përveç antarëve të Shtabit që nga koha e Luftës dhe më pas, Enveri goditi dhe elimninoi fizikisht pjesën më të madhe të komandantëve dhe komisarëve të çetave, batalioneve, divizioneve dhe brigadave partizane, që udhëhoqën luftën partizane.

I pari antar i Shtabit të Përgjithshëm që u godit nga Enver Hoxha, ishte major Abaz Kupi, i cili u largua vetë nga Shtabi i Përgjithshëm dhe Fronti Demokratik që në vitin 1943, pas mosmarrëveshjeve të shumta që kishte me Enverin. Pas largimit nga rradhët e Frontit, Kupi formoi Lëvizjen e Legalitetit në vjeshtën e atij viti në fshatin Zall-Herr të Tiranës, (ku u mbajt Kongresi i parë i Lëvizjes së Legalitetit), duke u shpallur kështu një armik i betuar i Enver Hoxhës. Pas Abaz Kupit, ishte Mustafa Gjinishi ai që u godit nga Enver Hoxha, por edhe pse Gjinishi bënte pjesë në Shtabin e Përgjithshëm, ai ishte me bindje nacionaliste dhe si i tillë, që në Konferencën e Pezës ai u caktua që të punonte me elementët nacionalistë, për afrimin e tyre në rradhët e Frontit Demokratik që udhëhiqej nga Partia Komuniste, pasi ai kishte lidhje me pjesën më të madhe të nacionalistëve shqiptarë ku disa prej tyre drejtonin çetat antifashiste.

Sipas kujtimeve të vetë Enver Hoxhës, ai dyshonte tek Gjinishi se ai ishte agjent i anglezëve dhe për këtë arsye (Enveri) urdhëroi dhe eliminimin e tij, të cilin e zbatoi Liri Gega. Lidhur me ekzekutimin e Gjinishit, ka dëshmuar publikisht në shtyp Shyqëri Këllezi, ish – roja personale i Enver Hoxhës gjatë Luftës dhe më pas antar i K.Q. të PPSH-së. Këllezi, i cili që pas krijimit të Shtabit të Përgjithshëm ka pasur edhe detyrën e komandantit të rojeve të këtij shtabi, ka pohuar: “Ndodhesha pranë Shtabit të Përgjithshëm në zonën e Korçës. Enveri me Miladinin ishin ulur pranë radistit që po jepte dhe po merrte me radio. Pas pak ata të dy u çuan në këmbë dhe duke u përqafuar filluan të ngrinin në krah njëri-tjetrin. Pastaj ata dhanë urdhër që i gjithë Shtabi dhe rojet e tij të rreshtoheshim përpara çadrës. Aty Enveri njoftoi se: gjatë një aksioni në fshatrat e Peshkopisë, ishte vrarë antari i Shtabit shoku Mustafa Gjinishi dhe për nder të tij ne mbajtëm një minutë zi”.

Mbas vrasjes së Gjinishit, Enver Hoxha filloi goditjet ndaj disa komandantëve dhe komisarëve të çetave nacionaliste dhe atyre partizane, por siç theksuam pak më lart, krisja e parë në mes Enver Hoxhës dhe antarëve të Shtabit, kishte filluar që me largimin e major Abaz Kupit, i cili nuk ishte dakord me politikën që po ndiqte Enveri. Në këtë kuadër, të parët që u ekzekutuan me urdhër direkt të Enver Hoxhës, ishin: komandanti dhe komisari i “Çetës plakë” të Vlorës, Neki Ymeri me pseudonimin “Vangjo” dhe Xhemil Çakërri “Milo”. Ekzekutimi i tyre erdhi për arsye se ata nuk kishin zbatuar urdhërin e Enver Hoxhës për ekzekutimin e Sadik Premtes, një nga themeluesit e PKSH-së, që ishte caktuar në çetën e Vlorës, të cilin Enveri e cilësonte si franksionist së bashku me Anasatas Lulën.

Anastasi, pas urdhërit të Enverit u ekzekutua nga një grup partizanësh të Beratit (me në krye Orhan Frashërin), kurse Sadik Premtja arriti që t`i shpëtonte disa herë pritave që ju ngritën. Neki Ymeri dhe Xhemil Çakërri, jo vetëm që nuk zbatuan urdhërin për ekzekutimin e Sadik Premtes, por ata ishin dhe mbështetës kryesor të tij. Kjo ishte dhe arsyeja që Enveri urdhëroi ekzekutimin e tyre, i cili ju ngarkua Liri Gegës, e cila e zbatoi atë me anë të disa partizanë të Brigadës së I-rë të Mehmet Shehut. Kjo gjë u bë pasi Dushan Mugosha dhe Liri Gega, i thërritën ata për bisedime në një fshat të Mallakastrës.

Eleminimi i antarëve të Shtabit në vitet 1944-1949

Eliminimi i antarëve të Shtabit që filloi me Mustafa Gjinishin gjë gjatë Luftës, vazhdoi më pas edhe pas Luftës. Kështu pas zgjedhjeve të 2 dhjetorit të vitit 1945, Enveri projektoi për të eliminuar disa ushtarakë që nuk ishin dakord me vijën politike që po ndiqte ai në krye të PKSH-së. Pasi Enveri “mbaroi punë” me ushtarakët e lartë që kishin drejtuar Ushtrinë Kombëtare Shqiptare gjatë kohës së Monarkisë, duke pushkatuar gjeneralët Gustav Mirdash, Aqif Përmeti, (dhe disa pasues të tyre, ish-kolonelë, majorë, kapitenë, etj.), ai ju drejtua ushtarakëve madhorë të ushtrisë së tij. Në vitin 1946, Enver Hoxha liroi nga detyra e Shefit të Shtatmadhorisë gjeneral-major Spiro Moisiun, duke e nxjerrë atë në pension në moshën 47 vjeç. Kjo gjë erdhi pasi Moisiu kundërshtoi ardhjen e specialistëve ushtarakë jugosllavë në Ushtrinë Shqiptare, që sipas tij, nuk kishin ç`tju mësonin ushtarakëve shqiptarë! “Kaçakë ne, kaçakë ata. Çfarë do mësojmë ne prej tyre”, i tha Moisiu gjatë një bisede Enver Hoxhës.

Pas kësaj, emisarët e Titos që kontrollonin gjithçka në të gjitha ministritë me anë të këshilltarëve të tyre, i sugjeruan Enverit, se: nuk mund të drejtonte Ushtrinë Shqiptare, një ushtarak i Monarkisë së Zogut. Më pas Moisiu u caktua Komandant i Garnizonit të Tiranës dhe në detyra të tjera me Forcat Vullnetare, duke u lënë në detyra honorifike dhe ai ftohej vetëm në raste ceremonish zyrtare, kryesisht si ajo e 10 korrikut, që përkujtonte krijimin e Shtabit të Përgjithshëm. Pas Moisiut, në vitin 1947 Enveri filloi goditjen ndaj Sejfulla Malëshovës të cilin e shkarkoi nga funksioni i Ministrit të Kulturës dhe të gjitha funksionet e tjera shtetërore e partiake që ai mbante e më pas e internoi në rrethin e Fierit ku dhe ai vdiq në vitin 1971, (në rrethana ende të pazbardhura) pasi kishte punuar si magazinier duhani.

Pas Malëshovës, me akuza si “agjentë të anglo-amerikanëve dhe tradhëtarë të Frontit”, Enver Hoxha dha urdhër për arrestimin e kolonel Mestan Ujanikut, (Komandantit të së parës çetë partizane në Shqipëri dhe deputet i Qarkut të Beratit), të kolonel Islam Radovickës (Komandant i Zonës së Parë Operative Vlorë-Gjirokastër), kolonel Zenel Shehut, komandantit të partizanëve të Tepelenës, që kishte financuar luftën në atë krahinë dhe kolonel Rexho Plakut, një nga udhëheqësit legjendarë të çetave partizane të zonës së Çamërisë. Të tre të parët u pushkatuan, kurse Rexho Plaku dhe disa ushtarakë të tjerë pasues të tyre, si: Nexhmi Ballka, etj., ju nënshtruan burgimeve të gjata.

Në atë kohë u arrestua dhe u burgos edhe kolonel Kadri Hoxha, ish Komandant i Qarkut të Elbasanit dhe përfaqsues i Shqipërisë në Shtabin e Forcave Aleate në Itali. Kadri Hoxha vuajti burgime të gjata deri në 1990-ën. Një nga viktimat e Enver Hoxhës, ishte dhe kolonel Baba Faja Martaneshi, një nacionalist i cili më 19 mars 1947, urdhër të Enverit, bashkë me Baba Fejzon shkoi në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve, për t`i kërkuar Kryegjyshit të saj (Njiazi Dede Baba Abazit) bërjen e statutit të asaj Kryegjyshate, sipas porosisë dhe sugjerimeve të qeverisë. Kryegjyshi Bektashi, Baba Abazi, nuk e pranoi atë gjë dhe vrau Baba Fajën, Baba Fejzon dhe veten brenda në Kryegjyshatë. Një nga antarët e tjerë të Shtabit që u eliminua si rezultat i presioneve direkte të Enverit, ishte Nako Spiro. Sipas versionit zyrtar, thuhet se Nako vrau veten në zyrën e tij, pasi Enveri e akuzoi atë si të shitur tek jugosllavët.

Pas Nako Spiros, nga ish antarët e Shtabit të Përgjithshëm, u eliminua Ramadan Çitaku, i cili njihej ndryshme me pseudonimin “Baca”. Pas kthimit në Shqipëri nga detyra e ambasadorit në Beograd, “Baca” u caktua në detyra dytësore (në Bankën e Shtetit), dhe ai u vetëizolua duke mos dalë fare nga shtëpia, deri sa ndërroi jetë në vitin 1989. (Në atë kohë, pak kush e dinte se Çitaku ishte gjallë dhe se kishte jetuar në Tiranë). Pas eliminimit të Nako Spiros, në atë periudhë u elimniuan nga ushtria dhe u internuan, gjeneral-majorët Tahir Kadare (ish- komandant i Brigadës së VI-të partizane e komisar i Divizionit të Parë dhe Nexhip Vinçani zv / shef i Shtatmadhorisë. Goditjen më ta madhe ndaj ushtarakëve të lartë, Enver Hoxha e filloi në prag të Kongresit të I-rë të PKSH-së. Asokohe dhe më pas gjatë vitit 1949, Enver Hoxha goditi bashkpuntorin e tij më të afërt gjeneral-leitnant Koci Xoxen.

Komandantët dhe Komisarët e Luftës Antifashiste që u pushkatuan, burgosën dhe internuan nga viti 1944 deri në 1991-in

Brigada e I-rë

Komandant Komisar

Mehmet Shehu (i vetvrarë) 1. Tuk Jakova (vdekur në burg)
Muhamet Prodani (i burgosur) 2. Arif Hasko (i burgosur)
Brigada e II-të

Komandant Komisar

Beqir Balluku (i pushkatuar) 1. Vasil Konomi
Brigada e III-të

Komandant Komisar

Hulusi Spahiu (i burgosur) 1. Shahin Ruka
Saliko Sulo 2. Osman Sinani (i dënuar)
Muzafer Spaho (i dënuar)
Brigada e IV-ët

Komandant Komisar

Nexhip Vinçani (i persekutuar) 1. Pëllumb Dishnica (i burgosur)
Zija Kambo
Brigada e V-të

Komandant Komisar

Abaz Shehu 1. Hysni Kapo
Shefqet Peçi 2. Hito Çako (i pushkatuar)
Bendo Asllani
Brigada e VI-të

Komandant Komisar

Tahir Kadare (i dënuar) 1. Mustafa Matohiti
Jaho Gjoliku 2. Haki Toska
Sotir Filto 3. Xhule Çiraku
Brigada e VII-të

Komandant Komisar

Gjin Marku (vdekur në burg), 1. Kadri Hoxha (i burgosur)
Musa Daci (i dënuar), 2. Qazim Kapisyzi
Brigada e VIII-të

Komandant Komisar

Hasaf Dragoti 1. Qazim Kondi
Feti Smokthina 2. Minella Bulku
Rasim Bazo
Brigada e IX-të

Komandant Komisar

Irakli Bozo 1. Mihallaq Ziçishti (i burgosur)
Brigada e X-të

Komandant Komisar

Njazi Çepani 1. Kahreman Ylli
Brigada e XI-të

Komandant Komisar

Mevlan Dervishi 1. Halil Pulaj
Brigada e XII-të

Komandant Komisar

Refat Bajrami 1. Qemal Klosi
Rahman Parllaku (i burgosur)
Brigada e XIV-të

Komandant Komisar

Gjon Banushi 1. Gafur Çuçi
Brigada e XV-të

Komandant Komisar

Teki Kolaneci 1. Shahin Ruka
Brigada e XVI-të

Komandant Komisar

Spiro Bakalli, 1. Avdyl Këllezi (i pushkatuar)
Rrahman Uruçi (i burgosur), 2. Tajar Grepcka
Nikollaq Sallabanda (i dënuar)
Brigada e XVII-të

Komandant Komisar

Gjeli Argjiri (i vetvrarë), 1. Qamil Guranjaku
Brigada e XVIII-të

Komandant Komisar

Esat Ndreu ( i burgosur), 1. Miço Kallamata
Petrit Dume (i pushkatuar)
Brigada e XIX-të

Komandant Komisar

Thoma Xhixha, 1. Vango Mitrojorgji (i dënuar)
Brigada e XX-të

Komandant Komisar

Riza Kodheli, 1. Misto Treska
Brigada e XXII-të

Komandant Komisar

Sali Verdha, 1. Tonin Jakova
Rexhep Zyma, 2. Nimet Ymeri
Neshat Hysi
Brigada e XXIII-të

Komandant Komisar

Hamit Keçi (i burgosur), 1. Xhavit Qesja ( i burgosur)
Haxhi Seseri (i dënuar), 2. Mërkur Çela ( i dënuar)
Brigada e XXIV-të

Komandant Komisar

Ndreko Rino 1. Abedin Shehu (i burgosur)
Brigada e XXV-të

Komandant Komisar

Veli Niman Doçi (i ekzekutuar), 1. Nuri Arapi
Brigada e XXVII-të

Komandant Komisar

Sadik Bekteshi (i burgosur) 1. Tajar Grepcka
(Shënim: Brigada 13, 21 dhe 26 nuk ka pasur)./Memorie.al