Një tërmet me magnitudë 4.5 Rihter është regjistruar pak momente më parë në ishullin turistik të Lesbos në Greqi.
Lëkundjet kanë qenë tepër të forta dhe janë ndjerë për disa sekonda duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Fatmirësisht nga tërmeti nuk raportohen të lënduar apo dëme.
Sipas EMSC epiqendra e tërmetit ishte në jugperëndim të Mytilene, në një thellësi 10 km.