Pas një hetimi të nisur prej disa muajsh, SPAK ka lëshuar urdhër për kontrolle në banesat e 9 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve.
Dyshohet se këto zyrtarë dhe ish-zyrtarë janë përfshirë në tenderin e uniformave të policisë, një tender që ka shkaktuar dëm ekonomik dhe shkelje në barazinë në tendera. Mësohet se operacioni po zhvillohet në Tiranë.
Burime për gazetaren Anila Hoxha bëjnë me dije se tenderi është mbajtur gjatë vitit 2020 dhe shumë nga zyrtarët janë anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave(KVO).
Gjithashtu mësohet se në këtë listë është edhe Edlira Naqellari që 8 ditë më parë u shkarkua nga detyra nga ministri Bledi Çuçi. Edlira Naqellari ka mbajtur postin e drejtoreshës së blerjeve të përqëndruara në Ministri të Brendshme.
Burimet bëjnë me dije se Flutura Çekrezi, zyrtare pranë Agjencisë së Blerje të Përqëndruara është e përfshirë në listën e SPAK. Anëtarët e tjerë të komisionit të vlerësimit të ofertave Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Kreshnik Bejkaj bëjnë pjesë në listën që SPAK ka lëshuar urdhër për kontroll në banesa.
Tenderi me vlerë 25 milion euro u denoncua nga opozita dhe u bë kallzim në 2020.