Gazetari Arsen Rusta ka reaguar me tone mjaft të forta në lidhje me vendimin e Gjykatës së Elbasanit, e cila dënoi me vetëm 4 vite burg, autorin e aksidentit të shtatorit të vitit të kaluar, ku si pasojë humbën jetën dy vajza, dhe dy të tjera mbeten të plagosura.
Në një postim në rrjetet sociale, gazetari Rusta, shpërthen në akuza kundër gjykatës, për të cilën thotë se “po i vret për së dyti viktimat”.
Gjithashtu, ai nuk kursen as parlamentin, ndërsa thekson se kjo është “vrasje” edhe me votat e deputetëve
Postimi i plotë:
Kjo është vrsasje me dashje. Vrasje nga sistemi i drejtësisë
Vrasje me votat e parlamentit. Vrasje nga heshtja
Po si mundet?
Godet i dehur mjetin e tjetrit nga pas, i merr jetën dy vajzave të reja.
Në heshtje Gjykata Elbasanit i rivret ato me dënim qesharak.
Vazhdoni vazhdoni e provofshi tek familja juaj.
Ska më ctë ndodh në këtë vend.
Ky nuk është aksident është vrasje me dashje.
Parlamenti mbron vrasësit e rrugës. E konsideron me ligj aksidnet me pasojë…, shoqëria tre ditë e do harrojë.
Pastaj do ribëhet aksidenti siç u shua familja Gushi ne Fier-Vlorë e historia do përsëritet…..
Pastaj opinioni, këtu ska drejtësi
Këtu sjetohet
Këtu sbën
Po si të bëj kur vetë shoqëria harron shpejt!!!!
As viti ska kaluar nga ky aksident i 13 shtatorit 2020.
Mos i vrisni viktimat duke vrarë shpresën tek të gjallët, që Shqipëria mundet