Kryebashkiaku i Lushnjës u arrestua dy ditë më parë për llogari të Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion.
Ndërkohë është zbardhur edhe dosja e përgjimeve, ku Fatos Tushe flet në telefon me një biznesmen të quajtur Ismail Blliku, i cili kishte ndërtuar pa leje, por nuk ishte raportuar si i tillë, pasi kishte ndërhyrë kryebashkiaku i Lushnjes.
Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Tushe në telefon Bllikut: Mirë, mirë, i thuaj që kam folur me telefon me kryetari, dhe telefoni… të thashë unë më duket… ky telefon nuk është për këto lloj bisedash, merre rrugën, ja ku është Shegasi dhe hajde më thuaj mua këtu, telefoni nuk është për këto lloj biseda… hajt.
Blliku: Dakord, dakord
Fatos Tushe: Hajt