osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Meta betejë të vështirë në Kushtetuese: Ja si humbet ndikimin pas emërimit të 3 emrave të fundit! Shkarkimi drejt vulosjes

Meta betejë të vështirë në Kushtetuese: Ja si humbet ndikimin pas emërimit të 3 emrave të fundit! Shkarkimi drejt vulosjes

Presidenti Ilir Meta duket se do të ketë një betejë të vështirë në Kushtetuese sa i takon shkarkimit të tij. Shpresat ishin që brenda korrikut të merrej një vendim kundër tij, por sinjalet janë se në vjeshtë do kemi një vendim.

Ligji për Gjykatën Kushtetuese përcakton që shpallja për seancën e parë duhet të bëhet një muaj para. Duke qenë se gushti është pushim, sinjalet janë se në shtator Kushtetuesja nis shqyrtimin e raportit të Kuvendit. “Njoftimi për orën dhe datën e zhvillimit të seancës plenare, publike ose mbi bazë të dokumenteve, bëhet nga Drejtoria Gjyqësore, si rregull, 30 ditë para datës së caktuar për zhvillimin e seancës plenare, me përjashtim të rasteve kur Gjykata Kushtetuese vendos ndryshe”, thuhet në ligj.

Por sinjalet janë se deri në shtator Gjykata Kushtetuese do të jetë plotësuar me 3 emrat e fundit dhe do të kemi 9 anëtarë. Sot që flasim Kushtetuesja ka 7 anëtarë, por Vitore Tusha është me mandat të përfunduar. Sipas ligjit, 3 i zgjedh Kuvendi, 3 presidenti dhe 3 Gjykata e Lartë.

Dy institucionet e para i kanë përmbushur detyrimet, ndërsa tashmë sytë janë te Gjykata e Lartë. Të martën kjo gjykatë informoi se kanë shfaqur interes 9 persona për 3 vendet e fundit vakante. Nëse shohim listën kemi emra të njohur dhe me përvojë, çka do të thotë se nuk do kemi shumë kualifikime. Por çfarë do të thotë plotësimi i Kushtetueses me 9 emra?

Kjo do të thotë se presidenti nuk do ketë shumë ndikim në këtë gjykatë. Meta bëri luftë të fortë për emërimin e Marsida Xhaferllarit. Madje për shkak të saj për pak u shkarkua. Ndërkohë më pas emëroi Sonila Bejtjen, një gjyqtare që njihet për mbështetjen që ka ndaj presidentit. Po ashtu Vitore Tushën e propozoi për kryetare të KLSH. Por në momentin që do të kemi 9 anëtarë, Vitore Tusha së pari largohet.

Nga ana tjetër do kemi 7 emra të pandikuar politikisht, përballë 2 të tjerëve që njihen për lidhjet politike. Pra, nëse Kushtetuesja plotësohet me 9 anëtarë para shkarkimit të Metës, presidenti do ketë një luftë të fortë dhe gjasat që ai të largohet nga detyra janë të mëdha.

Kandidatët për në Kushtetuese

Gjykata e Lartë njoftoi se kanë aplikuar 9 persona për 3 vendet vakante në Kushtetuese. Albert Demirneli dhe Alket Jaupi, kanë kandiduar për vendin vakant të krijuar nga largimi i Fatmir Hoxhës, ndërsa kandidatët Dhimitrula Spiro, Ervin Karamuço, Helena Papa, Sandër Beci, Vatë Staka dhe Zhaklina Peto kanë shfaqur interes për vendet vakante të krijuara nga largimi i gjyqtarëve Fatmir Hoxha dhe Vitore Tusha.

Vetëm njëri prej kandidatëve në listë, Saimir Visha, nuk e ka specifikuar për cilin nga vendet vakante aplikon. Nga emrat aplikantë, vihet re se ka emra të njohur, ku Saimir Visha është kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë. Visha është një ndër avokatët më të njohur në vend, jurist me përvojë të gjatë, njohës i çështjeve kushtetuese dhe mbështetës i reformës në drejtësi.

Ervin Karamuço vjen nga radhët e pedagogëve. Ai mban gradat profesor-doktor dhe jep mësim pranë Fakulteti Juridik në Tiranë. Karamuço ka përvojë të gjatë në botën akademike dhe ka bashkëpunuar në shumë projekte ndërkombëtare.