Për herë të parë në Shqipëri Green Line Albania do sjelli në datën 6 maji në orën 17:30 në Muzeun Historik Kombëtar, Salla Unesco , themeluesen e nismës botërore Zero dhe autoren e librit me të njëjtin titull, Bea Johnson!
Për të dëgjuar një zgjidhje ndryshe lidhur me problemin e mbetjeve, Bea Johnson pritet të ndaj me shqiptarët mendimin e saj. Për të gjitha qytetarët që se njohin Bea Johnson, ajo filloi një Lëvizje Globale për zgjidhjen e problemit të mbetjeve dhe rezultatet janë mjaftë positive në shumë vende.
Që prej vitit 2008, Bea Johnson përqafoi një mënyrë jetese me Zero Mbetje, duke gjeneruar vetëm një “Kavanoz Mbetje” në vit.
Doni të dëgjoni një ide gjeniale që se keni dëgjuar kurrë më para për reduktimin e mbetjeve? Johnson e ka një përgjigje për këtë në datën 6 maj, prandaj s’duhet ta humbisni takimin./LEXO.AL