Gent Strazimiri, ka komentuar goditjet e fundit të SPAK. Ai e sheh më shumë një shfaqje me regji qëndrore sesa luftë reale kundër korrupsionit.
“thuash sot shkelje e pabarazisë në tendera, arrestohet një kryetar bashkie kjo vetëm lidhje me korrupsionin nuk duhet të ketë, duket diçka që ka një regji qendrore. Nuk them se nuk është dënueshme.
Ish-kryeministri Sali Berisha Berisha e ka denoncuar Tushen që në 2019.
E ka denoncuar në mënyrë të përsëritur. Deri tani e vetmja statistikë që nxjerr nga SPAK është që ata që kanë rënë në ‘rrjetën’ e SPAK janë që të gjithë të denoncuar nga Sali Berisha në bashkëpunim me qytetarin e tij të famshëm dixhital.
Më rezulton se më shumë po e lufton dhe po e dëmton korrupsionin në Shqipëri apo krimin e organizuar Sali Berisha me facebookun e tij sesa SPAK me gjithë strukturën kombëtare dhe ndërkombëtare që ka në dispozicion. SPAK nëse do të ketë rezultate duhet ta marrë shumë seriozisht facebookun e Sali Berishës me të gjitha denoncimet që ka bërë në vite sepse mbetet maja e diamantit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri me kurajo, me emra, me data dhe informacionin e ka në mënyrë absolute që nuk i bie në tokë asnjë fjalë”, tha ai për Ora News.