Pasaporta shqiptare në kohën e mbretit Zog, ka patur disa veçori që sot nuk janë më. Shkrimi në faqen hyrse të saj kishte një numër kodesh motale për çdo shqiptarë.
Duke qenë se ligjërisht duhej të mbahej me vete, këto këshilla ishin mësuar opërmendësh nga qytetarët e mbretërisë duke i bërë të ndjenin obligim moral dhe ligjor për t’i zbatuar
Ja çfarë shkruhej në të:
1. Ta dish dhe të jesh i sigurt se fatbardhsia dhe lumturia e jote gjindet në Shqipni e cila t`ep nder e të fal emnin shqiptar.
2. Ruaje mirë karakterin komtar dhe kryenaltsin shqiptare; bindju ligjeve dhe urdhnave të vendit kudo që të jesh.
3. Çdo shqiptar asht vëllau Yt: nderoje kurdoherë dhe ndihmoje kur të ket nevojë.
4. Mos e përbuz gjuhën e nanës s´ate, tue fole në gjuhë të huej kur nuk asht nevoja.
5. Ndero flamurin e atdheut tand: kush nuk e nderon Shenjin e komsis, shnderon vehten e vet.
6. Dashuria për atdhe ndihet ma tepër në mërgim, prandaj ketë dashuri ruaje edhe kur të këthejsh në vendin t´and.