Petrit Ruka, poeti dhe kineasti i njohur ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare. Mësohet se Ruka ka mbyllur sytë në orët e para të mëngjesit të sotëm, për shkak të një sëmundjeje në zemër që e torturonte prej kohësh.
Kush ishte Petrit Ruka
Petrit Ruka ka lindur në Tepelenë më 21 gusht të vitit 1954. Ai ka kryer studimet e larta për Gjuhë Letërsi Shqipe dhe studimet pasunuversitare për dramaturgji filmike, Akademia e Arteve të Bukura në Tiranë në vitet 1985-1986.
Ruka ka punuar si pedagog n? Shkollën e Mesme të Përgjthshme në Tepelenë. Ai ka qenë edhe skenarist dhe regjisor në Kinostudion “Shqipëria e Re” dhe Alba Film Studio në vitet 1986-1996.
Në vitin 2000 u bë Drejtor në Teatrin Kombëtar të Fëmijëve, ndërsa nga viti 2000 deri në vitin 2005 qëndroi Kryetar i Qëndrës Kombëtare Kinematografike Shqiptare 2000 – 2005. Ruka është nderuar me titullin e lartë “Nderi i Kombit”.