Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar, PD dhe aktivistët që u përdorën nga ajo dhe LSI për këtë kauzë, thirrën fitore.
Vendimi në fakt, e quan të ligjshme prishjen e Teatrit dhe i jep të drejtë Qeverisë ta ndërtojë të riun.
Ndaj në rrjet, ka nisur humori me premtimet e radhës së Bashës për Teatrin.
Kjo, duke qenë se fillimisht ai u betua se nuk do të lejonte prishjen e Teatrit, ndërsa pasi u prish, deklaroi se do ta ndërtonte njësoj siç ishte, në vendin që ishte.
Vetëm se ka një problem: Të paktën edhe për 4 vjet të tjera do të jetë në opozitë, dhe deri atëherë me siguri Teatri i ri ka përfunduar së ndërtuari.