osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

SHBA shton goditjet ndaj Metës: Presidenti lihet në hije gjatë festës për Pavarësinë! Ja mesazhet e ambasadës me fotot nga takimi

SHBA shton goditjet ndaj Metës: Presidenti lihet në hije gjatë festës për Pavarësinë! Ja mesazhet e ambasadës me fotot nga takimi

Raportet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe presidentit Ilir Meta vijojnë të jenë të ftohta. Këtë të mërkurë Shqipërinë e vizitoi Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën, Philip Reeker.

Ky i fundit gjatë qëndrimit në Tiranë takoi thuajse të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar dhe personazhe të tjera të rëndësishme publike, ndërkohë që nuk i rezervoi asnjë minutë vëmendje presidentit Meta. Anashkalimi që zoti Reeker i bëri kreut të shtetit shqiptar mori jehonën e gjithë mediave vendase dhe botërore.

Por duket se “telashet” për Metën nuk kanë të sosur, pasi të premten që lamë pas, ai ka marrë një tjetër “injorim” nga amerikanët.

Ilir Meta lihet në hije

Këtë herë ka qenë ambasadorja e SHBA në vendin tonë, e cila nga Festa e Pavarësisë organizuara këtë fundjavë, zgjodhi që ta linte Ilir Metën në hije. Ambasada amerikane në Tiranë, ka postuara 22 foto nga ceremonia e 245-vjetorit të pavarësisë, ndërsa bie në sy se presidenti Meta është lënë në hije, ndërkohë që ambasadorja Kim është parë larg tij.

Gazeta ka para me kujdes të gjitha fotot e publikuar dje në faqen zyrtare të ambasadës, ndërkohë që Meta shihet vetëm në 2 foto dhe i mënjanuar. Madje, sinjalet e forta që jepen për presidentin me fotot nga Festa e Pavarësisë, e tregon fakti se ambasadorja amerikan nuk ka trokitur gotat me Metën apo të shihet afër tij për ta përshëndetur siç ka bërë me të pranishmit e tjerë. Në disa foto zonja Kim shihet që takohet me kryeprokurorin Olsian Çela dhe drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj.

Ndërsa në foto të tjera ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë shihet teksa përshëndetet me kreun e Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dhe troket gotat me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Nga ana tjetër, në foto shihet që diplomatja Kim ka përshëndetur edhe personazhe të tjerë të medias dhe shoqërisë civile, por në asnjë rast nuk shfaqet afër Metës.

Pra, përmes fotove që ambasada ka hedhur në faqen zyrtare dhe që në total janë 22, presidenti Meta shihet vetëm në 2, por edhe në ato dy ai është fotografuara nga larg. Kjo tregon se nga Festa e pavarësisë së, zoti Meta ka marrë edhe një tjetër injorim nga amerikanët.

Ad by Valueimpression
Meta uron presidentin Biden

Megjithatë, për të treguara se është një mbështes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, presidenti Ilir Meta ka shfrytëzuara 245-vjetorin e Ditës së Pavarësisë, ndërsa i ka dërguara një mesazh urime homologut të tij amerikan, Joe Biden. Në një postim në llogarinë e tij në “Facebook”, kreu i shtetit e uron Biden në emër të popullit shqiptar për 245-vjetorin e Ditës së Pavarësisë.

Po ashtu, Meta uron edhe shqiptaro-amerikanët, të cilët, sipas tij, kanë kontribuar në mënyrë thelbësore për forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve. Presidenti u shpreh gjithashtu mirënjohjen Shteteve të Bashkuara për ndihmën që i dhanë vendit tonë për t’u përballur me pandeminë. Me këtë rast, kreu i shtetit shpreh edhe konsideratën e tij të lartë për homologun Joe Biden./Rigels Seliman