Lulzim Basha dhe tufa e disa njerëzve që nuk kanë asnjë lidhje me artin mbasi fituan duke humbur vazhdojnë tu bien tam-tameve, për të gënjyer veten, ves ky i trashëguar prej vitesh.
Më e keqja është se kanë humbur nuhatjen dhe shikimin siç duket pasoja këto nga pandemia.
Tani e dinë mirë, që kanë fituar “të tretin dhe të tetin”, por vuajnë nga Daltonizmi dhe nuk i dallojnë ngjyrat, gjithçka u duket bardhë e zi. Vendimi i GJK i dha fund njëherë e mirë spekulimeve dhe përrallave të Aleancës së Mbrojtjes së Teatrit, një tufë ronxhobonxhosh që mbronin …teatrin e shembur.
Pas vendimit. dy janë alternativat e fitore-humbjes së Lulit dhe shokëve të tij: Toka i kalon në pronësi të Ministrisë së Kulturë, Teatri do ndërtohet nga buxheti i shtetit dhe kjo është “fitore”, sepse nuk do paguajnë vetëm taksa paguesit e Tiranës, por të gjithë shqiptarët.
Mirëpo, kjo gjë i ka frikësuar qytetarët, të cilët tashmë janë të ngopur me “fitoret” e Lulit dhe kanë merak se mos pa dashje… humbet ndonjëherë dhe vajmedet për PD që nuk e njeh humbjen kurrë. Kjo mund ta çoi në veprim sublim udhëheqësin duke tentuar edhe vetvrasjen …nga sedra e madhe!
Ndaj, janë të shumtë njerzit që na shkruajn dhe na luten që t’i lutemi publikisht dhe t’i përgjërohemi fituesve të humbjeve, që mos të fitojnë kaq shumë, se do na marrin në qafë, nëse humbasin ndonjëherë… nga syri i keq . /Ekskluzive.al