Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, deklaroi se do dilte live në një konferencë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit, prej ku deklaroi se nga sot nuk do të jetë më deputet atij kuvendi, “por në luftë” me krimin, korrupsionin, kundër çdokujt, qofshin shpifsat sikurse i quajti ai brenda qeverisë, apo “miqtë” armiq brenda qeverisë. Sipas Tahirit, çmimi i së vërtetës është më i rëndësishëm se karriera e tij politike, prandaj ai do vazhdojë të presë për drejtësinë e tij tek dera e gjykatës.
“Të dëgjoj që gjyqin ma bën ajo racë që me politikë ka vjedhur dhe nuk është ndëshkuar nuk e bëj kurrë. Më kanë thënë se më ka mbrojt imuniteti, mazhoranca dhe Edi Rama, sado e kam përsëritur se s’dua të më mbrojë askush dhe asgjë.
Më kanë thënë se më kanë shpëtuar nga burgu se qenkam bërë pengesë për integrimin. Nëse ka një gjë që e di si drita e diellit është se që nga dita e parë e angazhimit tim jam përpjekur dhe ia kam dalë të mos fshihem pas parlamentit, nuk marr rrogën kot, as nuk marr tendera. Kam 6 muaj që hesht e dëgjoj akuza e gënjeshtra përtej çdo imagjinate.
Them me vete mjerë njerëzit që dëgjojnë këta palaço, e pështyjnë mbi njerëzit çdo ditë. Kam 8 vjet në Parlament, më duket sikur kam 80. E vërteta ka një çmim dhe këtë e dija, siç gënjeshtra ka një çmim më të lirë. Çmimi i lirisë është më i vlefshëm se i karrierës sime.
Kur dëgjoj si vajtojnë në emër të popullit, shajnë e kërcënojnë në emër të popullit, se mban kurrizi i popullit, i mban të gjitha hesht, dëgjon. Sa kanë folur e shpifur për mua është më pak se sa ia kanë bërë popullit në 25 vjet”,- u shpreh Tahiri.