osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kanceri, ndër “vrasësit” kryesor të shqiptarëve

Kanceri, ndër “vrasësit” kryesor të shqiptarëve

Të sëmurët me kancer çdo vit janë në rritje. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik gjatë një vitit identifikohen rreth 7 mijë persona me sëmundje tumorale, ndërsa 3 589 persona gjatë 2020 kanë vdekur.

Mjekja onkologe Alketa Pere tregon se një pjesë e rasteve janë kapur në stad më të avancuara për shkak të pandemisë.

“Sëmundja onkologjike zë vendin e dytë pas sëmundjes kardiake. Vetëm nga observimet që shikojmë ne gjatë viteve gjithmonë kemi një rritje të numrit të rasteve, pra nuk ulen”, është shprehur mjekja onkologe Alketa Pere.

Sëmundjet tumorale më të përhapura janë ato të aparatit të tretjes dhe zënë rreth 35.1% të numrit total. Te femrat mbizotëron kanceri i gjirit.

“Kryesisht kanë mbizotëruar kanceri i gjirit tek femrat, ndërsa tek meshkujt mbizotëron kanceri i mushkërive dhe kanceri i prostatës.

Ndërsa kanceri traktiv gastrit destinal prek pothuajse me një diferencë pak të vogël të dyja sekset”, është shprehur ajo.

Për ekspertët, shqetësim mbeten ulja e moshës së pacientëve. Ndërkohë që ndikim në rritjen e rasteve ka edhe stili i jetës.

“Është evidentuar kohët e fundit dhe pritet nga të dhënat statistikore që deri në 2030 do të kemi një rritje të numrit të rasteve, por dhe shtim të numrit të rasteve në moshat e reja.

Kryesisht kjo i referohet kancerit gastrointestinal dhe kancerit të gjirit, ndoshta e lidhur dhe kjo me faktorët e jetës siç është duhanpirja, stili i keq i ushqyerjes, mungesa e aktivitetit fizik”, është shprehur mjekja.

Me dhjetëra pacientë presin çdo ditë në hyrje të shërbimit onkologjik. Veç vonesave që hasin ata ankohen edhe për kushtet e papërshtatshme ku duhet të presin.

Vrasësi kryesor i shqiptarëve sipas INSTAT për vitin 2020 janë sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut, me 52%.

Vdekjet nga tumoret zenë 13 % të totalit duke u renditur si grupi i tretë kryesor referuar shkakut të vdekjes.

Pasi për shkak të pandemisë janë rritur viktimat që klasifikohen si vdekje nga sëmundje të papërcaktuara mirë, që përbëjnë 17% të numrit të vdekjeve.

27.605 vdekje u regjistruan vitin e shkuar, duke shënuar një rritje prej 25,8 % në krahasim me 2019.