Një tjetër aksident i rrezikshëm është shënuar dje në Tiranë. Një automjet ka përplasur një burrë, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.
Qytetari, shihet i shtrirë në rrugë, ndërsa makina ka përfunduar anës Lanës. Ndërkohë ambulanca ka mbërritur në vendngjarje.
Qytetari i plagosur është transportuar menjëherë për në spital për ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.