Një i ri shqiptar duhet të vuajë dënimin me tre vite e gjysmë burg, pasi ka qëlluar me grusht dhe ka shkaktuar më pas vdekjen e një të riu sirian.
Shqiptari 22-vjeçar, i cili nuk është identifikuar, ka pranuar se në fillim të muajit shtator të vitit të kaluar, ka qëlluar me grusht në kokë një bashkëmoshatarin e tij sirian, për shkak të një vajze.
Pasi siriani ka rënë në tokë pa ndjenja, në acarim e sipër, shqiptari e ka qëlluar edhe një herë në fytyrë dhe më pas është larguar.
I riu sirian është dërguar në spital, ku edhe ndërroi jetë pasi, sipas mjekëve në Kiel të Gjermanisë, pësoi traumë kraniocerebrale.
Ngjarja ndodhi në një diskotekë, ndërsa prokuroria kërkoi dënimin me 5 vite burg të shqiptarit, i cili u dënua me tre vite e gjysmë.