Video e publikuar në rrjetet sociale, ku një personazh fliste për eksperiencat e tij seksuale u bë mjaft virale në vendin tonë, por jo vetëm.
Mirëpo, kjo video që bëri bujë të madhe dhe me frazat si “Jam Nana”, “A je t’u ardh me pi kafe”, “M’trego mu ti…” duket se paska qenë e inskenuar.
Është pikërisht regjisori dhe aktori Drilon Hoxha, që përmes një video në Instagram, paralajmëron filmin e tij së shpejti, ku personazh është Avniu, së bashku me taksinë e tij.
Hoxha thotë se ia arritën qëllimit që të gjithë të flisnin për “Jam Nana”, sepse gjithçka paska qenë e planifikuar dhe se shumë shpejt do ta shohim gjithçka në film.
“Ne e bëmë hit këtë personazh dhe asgjë nuk është personale, gjithçka është pjesë e filmit. Çfarë keni parë në video, do e shihni në film”.
Nga ana tjetër, personazhi, Avniu thotë:
Ju presim në kinema, ju duam shumë…”
Nuk dihet nëse është thjesht e trilluar kjo pjesa e dytë, por nëse gjithçka paska qenë “mashtrim”, është me të vërtetë zhgënjim!