Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në Sarandë. Mësohet se plagë nga arma e zjarrit ka marrë shtetasi Spiro Iljadhi, banues në Sarandë, si dhe një 33 vjeçar nga Tirana.
Autorët kanë qëlluar me gati 20 plumba me breshëri automatiku në drejtim të biznesmenit Spiro Iljadhi, i cili ka marrë disa plagë. Plumbat kanë kapur edhe një kalimtar. Nga plumbat është dëmtuar dhe një automjet tip “Rang Rover”.
Të plagosurit u transportuan me urgjencë në spitalin e Sarandës, ndërsa biznesmeni u transportua me helikopter drejt Tiranës . Policia aktualisht po heton në lidhje me ngjarjen dhe po këqyr dhe kamerat e sigurisë.