Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin japonez Sapporo, ku një ari i murrmë i cili sulmoi disa njerëz, u vra me armë nga policia.
Pamjet e filmuara nga kalimtarët u publikuan në internet ku duket teksa ariu ecën në rrugët e qytetit gjë e cila detyroi mbylljen e shkollave dhe anulimin e përkohshëm të fluturimeve nga aeroporti, ndërsa një grup gjuetarësh dhe policia u vu në kërkim të kafshës së egër.
Mediat raportojnë se më vonë, autoritetet njoftuan se ariu ishte vrarë. Mes personave të plagosur ishte edhe një ushtar. Sipas shoqatës japoneze të Arinjve dhe Pyjeve, gjithnjë e më shumë, arinjtë janë parë në zonat e banuara në kërkim të ushqimit.