Kim Kardashian ka pranuar publikisht se i detyrohet ish-bashkëshortit, Kris Humphries, një falje.
Kardashian tha se ndihet keq për mënyrën se si përfunduan gjërat midis saj dhe ish-lojtarit të “NBA”, shkruan “People”.
Martesa e ish-çiftit zgjati vetëm 72 ditë në atë kohë. Kardashian pranoi se ishte shumë nervoze dhe ndihej nën presion për shkak të filmimit të ceremonisë së martesës për shfaqjen “Keeping Up With the Kardashian”.
Kardashian hodhi poshtë thashethemet se dasma e saj me Humphries, 36 vjeç, ishte një marifet për publicitet.
Kardashian tha se në një moment është ndjerë si “klaustrofobike” gjatë kohës që jetonte bashkë me Cohen.
Kardashian më pas pranoi se e trajtoi ndarjen e tyre “në mënyrë të gabuar”, dhe i detyrohet atij një falje.
“Isha aq nervoze për ndarjen nga dikush, e trajtova atë plotësisht në mënyrë të gabuar,”- tha ajo. “Unë u ndava me të në mënyrën më të keqe dhe nuk munda, thjesht nuk dija si të merresha me situatën. Mësova aq shumë nga ajo. Absolutisht që i detyrohem një falje dhe unë u përpoqa ta telefonoja për muaj të tërë pas ndarjes“.
Më vonë, Kardashian tha se Humphries dëshironte anulimin e martesës së tyre në vend të dovorcit, por ajo këmbënguli për një divorc. Duke u kthyer pas në kohë, ajo dëshiron që të kishte zgjedhur anulimin.
“Do të doja të isha martuar vetëm një herë“,- tha ajo. Ndërsa Kardashian shmangu të flasë për specifikat që çuan në ndarjen e saj më të fundit nga ish-burri, Kanye West.