osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Në këtë vend, ku njerëzit dhe qentë… shëtisin pa maska!

Në këtë vend, ku  njerëzit dhe qentë… shëtisin pa maska!

 Nga Anri Bala

Një ngjarje e trishtë sot, padashur më ktheu pas në kohë, në një situatë aspak e zakontë televizive, kur një qytetar i ankohej në emisionin e mëngjesit të gazetarit Bashkim Hoxha, se një tufë qensh endacak, ishin kthyer në rrezik, për të dhe banorët e zonës përreth. Përgjigjia e sinqertë e drejtuesit të emisionit ishte, se bashki të  ndryshme në vendit kishin ndërmarrë një aksion për të bërë të mundur vaksinimin dhe sterilizimin e tyre, por reagimi i qytetarit ishte i pa pritur dhe “skandaloz”, kur i u drejtua gazetarit : O Bashkiiiim nuk po na q***  por po na hanë!

Në atë moment shpërtheva në të qeshura, një zot e di se kur kam ndaluar… as që e mbaj mend të kem ndaluar! Por në të vërtet, masat e marra nga bashkitë e bën efektin e tyre, duke ulur ndjeshëm numrin dhe shkallën e tyre të rrezikut.

Në fakt, pjesa më e madhe e qenëve endacak, janë kryesisht kafshë të mjera dhe të uritura, që nuk sulmojnë kurrë për të kafshuar, e në pjesën më të madhe janë njerëzit ata që “u sulen” t’i godasin dhe dhunojnë, e si kafshë të drobitura dhe të gjora… largohen me vrap për tu fshehur. Ndaj, sa herë që i shikoni e ku të mundni, në vend që t’i rrihni, hidhini diçka për të ngrënë.

Problemi i vërtet në vendin tonë, nuk janë kafshët e mjera endacake të qytetit, por kafshët e rritura nëpër pallate… dhe në një kohë kur njerëzit po “hanë” çdo ditë njëri tjetrin… po bëhet edhe më e vështirë për të edukuar, vaksinuar dhe sterilizuar… pronarët e qenëve!

Sot, fatkeqësisht një qen i racës Pitbull, i mori jetën një njeriu, një qytetari që nuk ka këlysh për të rritur, por katër fëmijë. Po sot, edhe një tjetër qytetar u sulmua nga një Pastor, që për fatin e mirë, shpëtoi me një palë pantallona të grisura dhe disa plagë në këmbë. A e dini pse?! Sepse qentë e njerëzve… nuk janë njerëz!

Të vjen t’ua kërcasësh me grushte surratit, kur shikon disa nga këto të “shkundur” , që shëtisin qen sa një “elefant” dhe të qetësojnë me parullën: Mos ki frikë, se nuk të ha!

Po përse nuk thonë vallë: “Unë nuk të ha, sepse nuk jam qen”, por të japin siguri, se çfarë mendon qeni.

Një gjë nuk do mund ta kuptoj kurrë, se si është e mundur që këto qen të këtyre racave, rriten dhe edukohen ashtu si të zotët, me egërsinë kundër kujtdo?!  Një përgjigjie për vete e kam: Edhe nëse këto qen janë rritur e mësuar me urtësi, përsëri mbeten qen dhe qen shqiptarë!

Ndaj, njerëzit duhet t’i venë gishtin kokës! Duajini kafshët o njerëz, jetoni me to, por mos na detyroni dhe ne të jetojmë me kafshët tuaja!

Ruajini kafshët, ashtu siç e ruan gjithë njerëzimi, por duke mos harruar kurrë, që janë kafshë dhe duhet t’i trajtoni si të tilla, edhe nga ana e sigurës për jetën e tyre… por edhe tonën. E nëse jetën tuaj nuk e doni, nuk keni si të doni atë të kafshës!

Ndaj është detyrim, që të merren masa! Sepse të humbësh jetën duke shëtitur në qejfin tënd, nga një qen i mërzitur, është vërtet e paimagjinueshme. Por këtu ndodh, sepse qentë janë shtuar shumë, sidomos ato me dy këmbë. Ndaj o shtet, mbrona duke i’u vënë gojëza qenve me katër këmbë, se këtyre me dy këmbë… kurrë nuk ke për t’ua vendosur!/Tellalli