osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Si e manipulon UEFA Champions League-n, nëpërmjet arbitrave

Si e manipulon UEFA Champions League-n, nëpërmjet arbitrave

Nëse nuk je Real Madrid apo Barcelona, të fitosh Champions League-n këto vitet e fundit, është një mision pothuajse i pamundur. Dhe kjo, jo vetëm prej faktit se ato kanë në gjirin e tyre dy lojtarët më të mirë në botë të dekadës së fundit, Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo.

Është më shumë se kaq.

Prapa dominimit të tyre, qendron në hije dhe vetë UEFA.

Duket një akuzë e rëndë, por faktet flasin vetë vit pas viti.

Mjafton vetëm të kujtojmë ndeshjet e fundit të Barcelonës dhe Real Madrid.

UEFA arriti deri aty, sa na faqen zyrtare të Champions League, u tall me Romën, duke ngritur pyetjen në fillim të ndeshjes së parë, se sa gola do të shënonte Barcelona.

Katalanasit shënuarn katër herë, por gjërat mund të kishin shkuar ndryshe, nëse arbitri do të kishte akorduar dy penallti të pastra për italianët, gjë që nuk ndodhi.

“Barcelona edhe kështu është e vështirë të mundësh, imagjino pastaj kur ndihmohet edhe nga arbitrat”, shprehej i indinjuar në fund të ndeshjes sulmuesi Edin Dzeko.

Një natë më parë, edhe në Torino arbitri turk Çakir, u bë protagonist në mënyrë të “kujdesshme”.

Ai nuk akordoi një penallti për Juventusin fillimisht, pavarësisht se mbrojtësi i Real Madrid preku topin me dorë në zonë dhe nxorri me karton të kuq lojtarin kryesor të Juventusit, Paolo Dibala, pasi i kishte dhënë fillimisht një karton të verdhë për stimulim, edhe pse pamjet treguan se kishte pasur kontakt mes tij dhe mbrojtësve të Realit, dhe për më tepër, sulmuesi argjentinas nuk pretendoi për penallti.

Ndërkohë që toleroi mesfushori Kasemiro, që bëri disa herë faulla për karton të verdhë.

Edhe në fund, arbitri turk nuk akordoi një penallti të pastër që iu shkaktua Kuadrados (mbajeni mend emrin e arbitrit, është pikërisht ai që nuk dha tre penallti kundër Realit dy ndeshje më vonë kundër Bajernit).

Për të ardhur pastaj tek ndeshje e kthimit, kur Juventusi bëri një përmbysje spektakolare, por në sekondat e fundit të ndeshjes, një arbitër anonim anglez i caktuar nga UEFA, jep një penallti të dyshimtë për Realin, e cila edhe sot e kësaj ditë vazhdon të diskutohet dhe shkakton polemika të shumta.

Por këto episode janë vetëm maja e ajsbergut.

Kujtoni këtu vetëm gjysëmfinalen e vjetshme mes Realit dhe Bajern Mynih.

Arbitri i ndeshjes i masakroi gjermanët, duke nxjerrë padrejtësisht Artur Vidal me të kuq, ndërkohë që fali Kasemiron e Realit, duke i mohuar një penallti Bajernit dhe duke akorduar dy gola ofsajt të Ronaldos.

Pra, praktikisht arbitri u bë faktor vendimtar për kualifikimin e Realit në finale.

Kjo gjë u përsërit edhe këtë vit, veçse në mënyrë më të moderuar.

Arbitri turk Çakir, që nuk dha dy penallti për Juventusin kundër Realit, u bë sërish protagonist në ndihmën që i dha ekipit të drejtuar nga Zinedin Zidane.

Në ndeshjen e luajtur një ditë më parë, ai i mohoi Bajernit të Mynihut tre penallti, një prej të cilave ishte flagrante.

Dhe si të mos mjaftonin episode e pafundme në favor të Realit dhe Barcelonës këto vitet e fundit, ajo që ngre pikëpyetje të mëdha, është fakti se si nuk janë përplasur asnjëherë me njëra-tjetrën në short?

Reali dhe Barcelona janë ekipe që çdo vit shkojnë deri në gjysëmfinale apo finale.

Por, çuditërisht ato nuk janë vënë asnjëherë përballë tyre.

P.sh këtë vit, ishin tre ekipe spanjolle, por të treja e shmangën përplasjen mes tyre, nërsa shorti caktoi derbin britanik Liverpul-Siti.

Pas hedhjes së shortit, pati aludime të forta se ai ishte paravendosur.

Të gjitha këto duken si teori konspiracioni, por faktet tregojnë se është më shumë se kaq.

Barcelona me Mesin dhe Reali me Ronaldon janë kthyer në marka, dhe për UEFA-n, ato duhet të shkojnë deri në fund të kompeticionit, pasi përkthehen në gjenerim më të madh të ardhurash.