osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës, gati për tre vite”

“Hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës, gati për tre vite”

Hekurudha e re Tiranë-Durrës, që do të ketë një degë të re për lidhjen me Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, planifikohet të jetë gati në vitin 2021.

Lajmin bëhet i ditur nga zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli i cili të mërkurën foli për disa prej projekteve madhore infrastrukturore që do të prekin Tiranën.

“Projekti ka përfunduar, është hapur tenderi, i cili do të përcaktojë edhe firmën që do të realizojë këtë hekurudhë. Bëhet fjalë për hekurudhën Tiranë-Durrës, hekurudha e parë e ndërtuar në vend dhe e para që do të vijë në standardet e reja.”

Hekurudha do të ketë edhe një degëzim për në Aeroportin e Rinasit që nuk ka ekzistuar më parë.

“Mendohet që Tiranë-Rinas të mos kalojë 13-14 minuta me lidhjen e re.

Risia që doja t’ju thosha është se do të ndërtohet edhe Stacioni Intermodal, pak a shumë pranë spitalit Hygea, i cili do të funksionojë edhe si një stacion hekurudhor në rang Shqipërie edhe për linjat që do të lidhen me Malin e Zi dhe Maqedoninë dhe Greqinë. Do të jetë edhe një stacion për autobusët që do të shpërndahen në të gjithë Shqipërinë”, tha Shkreli.

Ai shtoi se gjurma e stacionit hekurudhor do të rikthehet në qendër të Tiranës, në Bulevardin e Ri, ku do të ngihet një terminal pasagjerësh.

“Besoj që shumë shpejt ne do të shikojmë frytet e këtyre planeve, ndërsa në qershor të vitit 2021 të fillojë funksionimi i hekurudhës së re shqiptare”, tha Shkreli.