Pas divorcit me te bijen, nuk linte te qete vjehrren.
Një grua në Tiranë i është drejtuar Komisariatit të Policisë Nr. 5 për të kërkuar urdhër mbrojtje pasi ndihet e dhunuar psikologjikisht nga ish dhëndri i saj.
Burimet bëjnë me dije se më datë 01.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen N.H vjeç 43.
Kjo e fundit ka sqaruar në polici se ish dhëndri, shtetasi O.O, vjeç 27, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.
Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.