“NANA”, është bërë tashmë një personazh i pandalshëm viral. Fama e taksitit nga Burreli, Arti Kurti ka arritur deri tek futbollistët shqiptarë në Spanjë.
Bëhet fjalë për Enis Bardhin dhe Armando Sadikun, të cilët janë pjesë e kipit të Levantes. Ata vazhdojnë të përdorin shprehjet e “nanës” në çdo moment.
Një video të cilën e kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale, shihet Sadiku e cili e pyet Bardhin: Kush je?
“Jam nana,”- ja kthen kolegu i tij.
Shqipëriaime.info