Prokuroria e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit do të zhvillojë ditën e sotme një aksion të madh anti-drogë.
Informohemi se Prokuroria e Tiranës ka firmosur 12 urdhër-arreste për të dyshuar për trafik droge.
Deri më tani janë arrestuar mbi 10 të dyshuar. Aksioni po zhvillohet në kuadër të goditjes së veprave penale, që lidhen me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.
Gjithashtu policia ka zhvilluar një operacion ku ka arrestuar edhe dy persona të tjerë për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës. Bëhet e ditur se janë arrestuar B. Xhixha dhe E. Diva, të cilët janë kontaktuar nga N. Dumani për të kryer vrasjen.
Ato kanë parë vendin dhe kanë studiuar territorin për të kryer vrasjen e dy vëllezërve. Mësohet se ato kanë thënë se bien dakord që të kryejnë vrasjen me pagesë.
B. Xhixha dhe E. Diva janë vënë nën akuzë për sigurim të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje .