Florian Marku nuk i ndahet Conor Benn. Boksieri shqiptar është kapur së fundmi me britanikun, teksa ishin në një aktivitet.
Lushnjari i vuri në dukje faktin që ai përballet me rivalë të lehtë, me shumë humbje, si dhe nuk mund t’i linte pa përmendur se në rrugëtimin e tij e ka ndihmuar shumë fakti që është djali i Nigel Benn, një ish-kampion bote në boks.
Në videon e publikuar kemi veçuar një pjesë të dialogut mes Marku dhe Conor Benn.
Florian Marku: Unë ndeshem me boksierë me 19 fitore e 0 humbje. Por, s’ta vë fajin Conor. Pa merak, koha ime do të vijë.
Conor Benn: Ti s’resht së foluri budallallëqe.
Florian Marku: Unë nuk flas budallallëqe. Ti ndeshesh vetëm me boksier të lodhur.
Conor Benn: Ti humbe ndaj një të varuri nga, për pak shpëtove.
Florian Marku: Kush unë?
Conor Benn: Po për pak humbe.
Florian Marku: Atë e nxora nokaut.
Conor Benn: Je i çmendur, i çmendur.
Florian Marku: Shnet…