Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka zbardhur detaje në lidhje me takimin e zhvilluar ditën e sotme në Gjenevë, me homologun e tij rus, Vladimir Putin.
Gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp, Biden u shpreh se në takim, ngriti çështjen e një Europe të lirë dhe të bashkuar, teksa shtoi se stabiliteti është shumë i rëndësishëm.
Biden deklaroi, se i ka thënë Putinit, të gjitha gjërat që ka dashur t’ia thotë ndër vite, dhe bëri me dije se ndër të tjera, në takimin që zgjati rreth 3 orë, u diskutua për një mekanizëm të përbashkët, si dhe një marrëveshje për sigurinë kibernetike.
“Duhet të jemi të angazhuar në nivel ndërkombëtar. Ngrita çështjen e një Europe të lirë dhe të bashkuar. Duhet të ketë disa rregulla bazë të cilat nuk duhet të shkelën. Është shumë i rëndësishëm stabilitetit. I thashë Putinit të që kam dashur t’i them gjatë gjithë kësaj kohe.
Diskutuam për një mekanizëm të përbashkët. SHBA kërkon të forcojë më tej aleancën me të gjitha shtetet, megjithëse me Rusinën kemi ende shumë punë për të bërë. Takimi zgjati rreth tre orë, patëm edhe momente kur nuk ramë dakort me njëri-tjetrin, por dialogu është shumë i rëndësishëm. Duhet të gjejmë edhe një marrëveshje për sigurinë kibernetike, sepse vendet tona do të dëmtohen nëse ne nuk arrijmë në një marrëveshje të tillë”, tha Biden.