Vladimir Putin ka mbajtur një konferencë për shtyp menjëherë pas takimit me homologun Joe Biden. Ai njoftoi në konferencë se ambasadorët respektivë të shpallur non-grata do të kthehen në detyrë.
Ambasadori rus në SHBA-së, Anatoly Antonov dhe ambasadori amerikan në Rusi, John Sullivan, kishin qenë në vendet e tyre për muajt e fundit për shkak të tensioneve të rritura midis dy kombeve.
Vladimir Putin u pyet nëse bisedimet midis tij dhe Joe Biden ishin të natyrës armiqësore.
Presidenti rus këmbënguli se bisedimet nuk ishin armiqësore dhe ishin në fakt “mjaft konstruktive”, me të dy palët që treguan një “gatishmëri për të kuptuar njëri-tjetrin”, sipas përkthimit të komenteve të Putinit.
Putini shtoi se ai dhe Biden ranë dakord për të “filluar negociatat” për sigurinë kibernetike. Shtëpia e Bardhë kishte treguar që Biden do të ngrinte çështjen e sulmeve kibernetike të kohëve të fundit kundër korporatave të mëdha gjatë takimit të tij me Putin.