Ministrja për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali tha ka debatuar me gazetarin Enton Abilekaj.
Ky i fundit tha se Rama rrezikon të instalojë një regjim dhe kjo do të kishte pasoja fatale për vendin më pas.
Spiropali: S’ka lidhje me pushtetin, po vetëm me qeverisjen , drejtësinë, shtet ndërtimin integrimin, këto janë qëllimet tona, misioni dhe vizioni ynë, dhe do e bëjmë realitet. Prandaj po vijojmë me thellimin e reformës në administratë.
Pjesë nga debati në Open
Abilekaj: Deri në 2025 e ka PS, po çfarë është projekti, aty u fol për reformë administratë, dhe do e largojë të vjetrën se ishte votë kundër qeverisë, kjo është e qartë.
Po portat që thonë, këta janë të ndarë në biznesmenët që ka afër Rama pra ndarja e aseteve te njerëzit vete. Reformën në arsim e kemi parë çfarë na ka sjellë, atë në drejtësi duhet ta shohim akoma. 4 vitet e ardhshme do jenë njësoj apo pak më shumë të këqija. Me një opozitë që nuk di ku është , me një president që do e marrin këta, dhe do instalohet një regjim. Dhe tani do i durojmë këta.
Spiropali: Në 25 prill qytetarët folën qartë se çfarë duan.
Abilekaj: Ju shisni krimin zgjedhor si sukses. Ju po instaloni sistemin totalitar, po kontrolloni gjithçka.
Spiropali: Si mund të thoni sistem totalitar, të paktën thoni sistem autoritar. Ne me regjimin tonë të egër ju lemë juve të flisni kudo?
Abilekaj: Ju e keni kthyer median fasadë, ju keni blerë votat, ju keni afruar shërbimet shtetërore në blerjen e votës, keni përdorur bandat në blerjen e votave. E kam parë me sytë e mi blerjen e votave.
Spiropali: Mos përdor gjuhën e Lulzim Bashës që kishte hall 25 prillin, ti s’ke asnjë hall
Abilekaj: Halli im është…
Spiropali: Ju nuk mund të quani vjedhje asgjë, edhe opozita e ka pranuar rezultatin ata e kanë pranuar që do të jenë në parlament. Sot edhe Holanda që është një nga vendet më skeptike na mbështeti dhe na dha dritën jeshile.
Abilekaj: Këta s’janë të qetë sepse e dinë çfarë kanë bërë, nuk e kanë besimin e njerëzve.
Spiropali: Ne jemi mëse të qetë nuk kemi asgjë që na shqetëson.
Abilekaj: Keni dhënë para tërmeti kot, u keni dhënë atyre që kanë pasur gërvishtje lekë sikur u është prishur shtëpia.
Spiropali: Unë nuk e kuptoj si flet kështu, duhet të ndryshojmë linjë sepse do i neverisni shikuesit do ndërrojnë kanalin.