osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Në Bruksel propozohet sanksionimi i të akuzuarve për korrupsion: Komisioni Europian sqaron çdo të ndodhë me të shpallurit “non grata” në SHBA!

Në Bruksel propozohet sanksionimi i të akuzuarve për korrupsion: Komisioni Europian sqaron çdo të ndodhë me të shpallurit “non grata” në SHBA!

Komiteti i Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian miratoi me 58 vota pro, 8 kundër dhe 3 abstenime një rezolutë, ku pasi mbështet regjimin e sanksioneve të miratuar në dhjetor të 2020 për personat që akuzohen për shkelje të të drejtave të njeriut, bën thirrje që në këtë regjim të përfshihen edhe akuzat e korrupsionit.

“Korrupsioni ka një ndikim shkatërrues te të drejtat e njeriut dhe shpesh minon funksionimin e institucioneve ligjzbatuese dhe sfidon sundimin e ligjit”, thuhet në rezolutë.

Megjithatë, ndryshe nga regjimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i vendeve të tjera në botë, regjimi sanksionues aktual i Bashkimit Europian nuk e përfshin korrupsionin te akuzat që dhunojnë të drejtat e njeriut që ndëshkohet me masa kufizuese.

Për këtë qëllim, eurodeputetët e Komitetit të Punëve të Jashtme të PE i kërkojnë Komisionit që të përgatisë një propozim ligjor për të amenduar regjimin në fuqi të sanksioneve, duke përfshirë në të edhe korrupsionin.

Eurodeputetët thonë se legjislacioni i ri duhet të propozojë raste konkrete të shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut, në mënyrë që të përmirësohet regjimi i sanksioneve, e po ashtu të mundësojë që mekanizma të tillë të vihen në punë edhe nga shoqëria civile.

Nisma e eurodeputetëve interpretohet si përpjekje për të goditur zyrtarët rusë që qëndrojnë afër Putinit dhe ata bjellorusë që mbështesin Lukashenkon, por nëse propozimi miratohet ajo do të prekë edhe Shqipërinë, ku së fundmi Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli non grata për përfshirje në afera korruptive madhore ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Gazeta Si kontaktoi Komisionin Europian përmes postës elektronike për të mësuar nëse Brukseli mund të zbatojë të njëjtat sanksione si SHBA sa u takon personave që akuzohen si të përfshirë në korrupsion.

Zëdhënësi i KE, Peter Stano i tha gazetasi.al se vendosja e sanksioneve ndaj zyrtarëve, apo grupeve të caktuara nga SHBA është çështje që i përket autoriteteve amerikane, duke nënkuptuar se nuk do të ndikojë në marrëdhëniet e këtyre figurave me unionin europian.

“BE përmbahet nga komentimi mbi vendimin e SHBA për të zgjeruar sanksioneve në Ballkanin Perëndimor. Kjo është çështje e autoriteteve amerikane. Masat e SHBA-së zbatohen kundër personave dhe entiteteve të caktuara në marrëdhëniet e tyre me SHBA-së”, deklaroi ai.