Futbollisti i Kombëtares së Austrisë, Marko Arnautovic ka reaguar sërish pas pezullimit që UEFA i bëri me një ndeshje, për shkak të ofendimeve ndaj dy lojtarëve me orgjinë shqiptare që luajnë me Maqedoninë e Veriut.
Arnautivic ka kërkuar edhe njëherë ndjesë për gjestin e tij, ndërkohë që do të mungojë në sfidën që Austria do të luajë nesër kundër Hollandës.
“Që prej kur jam bërë baba i dy vajzave dhe jam i vetëdijshëm për rolin tim për të qenë një shembull, veçanërisht për fëmijët dhe adoleshentët, unë pendohem për sjelljen time edhe më shumë. Fatkeqësisht, ka pasur deklaratat nga të dy palët, por prapëseprapë provokimet nuk e arsyetojnë atë që ndodhi.
Menjëherë pas ndeshjes, ne biseduam miqësisht dhe i kërkuam falje njëri-tjetrit. Prapëseprapë, unë nuk mund ta zhbëj shpërthimin tim emocional me të (kërkimfaljen)”, shkruan Arnautovic.