Dy herë i infektuar me covid, aktori i mirënjohur Çun Lajçi rrëfeu në emisionin “Ftesë në 5 betejën e ashpër me sëmundjen që po e mban peng prej 5 muajsh.
Ethe, temperaturë 40 dhe vetëm 50% nivel të oksigjenit, këto ishin disa nga simptomat që kishin shoqëruar aktorin gjatë netëve të gjata, netë përgjatë të cilave siç ai e përshkroi, kishte menduar edhe vdekjen.
Megjithatë pengu i tij më i madh është fakti që s’ ka mundur të shkojë prej 5 muajsh tek varri i së bijës.
Përmes disa vargjeve ai fajësonte veten dhe përpiqej të gjente ngushëllim. Por ndërsa gjatë rrëfimit lotët dolën nga sytë e tij, ishte e pamundur të mos prekej edhe Bieta.
“Jam mësuar të shkoj së paku 2 herë në javë atje. Sepse kur e varrosa e kisha të vetmin motivacion që të jetë afër Bjeshkëve të cilat qeveria e Ramush Haradinaj ia fali Malit të Zi”, tha ndër të tjera mes lotësh aktori.