Një incident i pazakontë ka ndodhur gjatë ndeshjes Gjermani-Francë, me protagonist kryesor Paul Pogba. Teksa francezi po lëvizte në fushën e blertë, një ngjarje e çuditshme ndodhi!
Lojtari gjerman, Antonio Rüdiger i hodhi krahët rreth gjoksit dhe dukej se në një moment po e kafshonte në shpatull. Pas ndeshjes, Pogba tregoi për mediast se çfarë kishte ndodhur duke u shprehur me Rüdiger njihet prej kohësh.
“Ai më kafshoi pak. Por ne njihemi prej kohësh. Unë i thashë arbitrit dhe ai merr vendime. Unë nuk doja që ai të pezullohej për shkak të një situate të tillë,“-tha mesfushori francez.