osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Uashingtoni i vendosur për të shfarosur korrupsionin në Shqipëri e rajon! Ballkani temë e samitit SHBA-BE: Amerikanët mesazhe të qarta Moskës e Pekinit

Uashingtoni i vendosur për të shfarosur korrupsionin në Shqipëri e rajon! Ballkani temë e samitit SHBA-BE: Amerikanët mesazhe të qarta Moskës e Pekinit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duken të vendosura për të mos lejuar asnjë ndikim malinj në Shqipëri dhe Ballkan. Javët e fundit, Uashingtoni ka marrë një sërë vendimesh të rëndësishme duke treguar qartë se po hyn fuqishëm në rajon.

Pas shpalljes “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe vendimit për të sekuestruar pasuritë e pushtetarëve, Ballkani dhe lufta ndaj korrupsionit në këtë rajon, ka qenë pjesë e Samitit SHBA-BE të zhvilluar ditën e djeshme.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel mirëpritën presidentin Joe Biden ku u zgjidhën një larmi çështjesh të pazgjidhura midis dy partnerëve të Atlantikut. Ndërkohë temë diskutimi ishin edhe çështjet që kanë të bëjnë me Ballkanin Perëndimor.

Në një njoftim nga Shtëpia e Bardhë, thuhet se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me Bashkimin Europian për të mbështetur demokracinë, për të luftuar korrupsionin dhe për të punuar mbi prioritetet e përbashkëta sa i përket politikës së jashtme.

“Ndërtoni një botë më të fortë, më demokratike dhe paqësore: Udhëheqësit do të angazhohen për të mbështetur demokracinë, për të mbështetur transparencën, për të luftuar korrupsionin, për t’i dhënë fund punës së detyruar dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut për të gjithë njerëzit.

Shtetet e Bashkuara do të punojnë me BE-në në prioritetet e përbashkëta të politikës së jashtme, duke përfshirë Bjellorusinë, Kinën, Mesdheun Lindor, Etiopinë, Iranin, Rusinë, Venezuelën dhe Ballkanin Perëndimor. Ata do të fillojnë dialogët SHBA-BE mbi Rusinë, mbi çështjet kibernetike dhe migrimin”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Shtëpia e Bardhë.

Mesazhet e Amerikës

Ndërkohë gjithë prezenca e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kohët e fundit në Ballkan, përveçse tregon një vlerësim, po ashtu duket se është një sinjal që Rusia dhe Kina të mos kenë dot ndikim. Si fillim, shpallja “non grata” e ish-kryeministrit Sali Berisha me pretendimin se ai ka përdorur pushtetin për t’u pasuruar, është sinjali i parë i dhënë nga SHBA se është e gatshme të luftojë korrupsionin ndaj çdo pushtetari.

Pasi edhe presidenti Joe Biden e shpalli prioritet luftën kundër korrupsionit në Ballkan dhe pritet që SHBA të jetë krah vendeve të Ballkanit me përpjekjet dhe të gjitha mjetet për të identifikuar korrupsionin dhe krimin si dhe për ta luftuar atë.

Një çështje tjetër ishte edhe urdhri ekzekutiv ku Shqipëria u bë pjesë e shteteve që do t’i bllokohen pasuritë çdo zyrtari, i cili është i korruptuar dhe mendohet se SHBA do të godasë fort në këtë drejtim. Ndërkohë një tjetër rast që tregon partneritetin e ngushtë mes SHBA dhe Shqipërisë është edhe Nënshkrimi i Marrëveshjes për Koordinimin e Teknologjisë 5G. SHBA po i dërgon mesazhe të qarta Moskës dhe Pekinit se ndikimi i tyre në Ballkan do jetë i vështirë./ Aleksandra Hoxhaj/Sot