Dalin të tjera dëshmi rrëqethëse që rrisin dyshimet për skandalin e ngacmimeve seksuale të mësuesit Neshat Tepelena në shkollën 9 vjeçare të fshatit Kalasë në Delvinë.
Një nxënëse e shkollës së 11 vjeçares që denoncoi mësuesin se e puthi në klasë, e ka parë me sytë e saj ngacmimin që më pas u tregoi shoqja e shkollës me gojën e saj.
Vajza: Shoqja ime e pa që e puthi. Dhe pastaj kur e pa, në atë kohë unë sa e puthi ika.Dhe një të ardhur e takuam dhe na tha që e puthi.
Këtë dëshmi, kjo nxënëse e ka dhënë edhe në prokurorinë e Sarandës në prani të një psikologu, ku ka konfirmuar deklaratat e shoqes së denoncuese.
Vajza: Kur dalim në pushim e mban në klasë dhe i thotë pse nuk del jashtë. Nuk dua, i kishte thënë ajo. Edhe po nuk dole jashtë do të të vë katër, po dole jashtë do të të vë dhjetë.