Nuk ndodhin vetëm në Shqipëri, rastet ekstreme kur babai përleshet me trajnerin, se pse nuk i futi të birin në lojë. Një rast i tillë është regjistruar edhe në shtetin fqinjë të Italisë.
Babai i një fëmije 10-vjeçar në Arezzo ka dhunuar trajneri e klubit Atletiko Levan Leona. Mediat italiane raportojnë se babai ka nisur të fyejë fillimisht trajnerin dhe më pas e ka sulmuar atë edhe fizikisht. Më pas është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.